Gola, spektakël dhe emocione të forta dhuroi mbrëmja e së martës, sa i takon fazës Play-Off të Uefa Champions League. 3 biletat e para për në fazën e Ligës u dhanë mbrëmë, ndërkohë që 4 të fundit do të jepen sonte në të tjera përballje shumë interesante.

Bie në sy triumfi i Spartës së Pragës. Kampionët çek kishin plotë 19 vite që prisnin këtë moment. Me kualifikimin e tyre në Fazën e Ligës, mund të themi se do të kemi një mini skuadër shqiptarësh në këtë kompeticion.

Kjo sepse plotë 4 futbollistë shqiptarë festuan mbrëmjen e sotme këtë kualifikim magjik, pas triumfit 2-0 ndaj Malmos. Bëhet fjalë për mesfushorin Qazim Laçi, i cili u aktivizua titullar dhe 3 sulmuesit, Indri Tuci, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, me këtë të fundit që debutoi me gol, duke shënuar në minutën e 83-të, golin që vulosi sfidën. Protagonist absoulut i mbrëmjes ishte Haraslin, i cili jo vetë asistoi në momentin e golit të Rrahmanit, por realizoi edhe vetë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 80-të. Për t’u nënvizuar edhe dy penallti të humbura nga një për secilën skuadër, gjatë fraksionit të parë të lojës.

Ndërkohë në 2 përballjet e tjera, Gallatasrai nuk ka mundur të kualifikohet duke u mposhtur nga Young Boys me rezultatin 0-1, teksa do të jenë zvicerianët atë që do të marrin pjesë në grupet e Championit. Zhgënjejnë kështu kampionët tuq, të cilët ishin favoritë për të kaluar më tej nga kjo përballje. Golin e vetëm të takimit e realizoi për miqtë Virginius në minutën e 97-të.

Kualifikim i artë edhe për Salzburg. Austriakët triumfuan në duelin e parë ndaj Dinamos së Kievit, teksa në sfidën e mbrëmjes së sotme u mjaftuan me barazimin 1-1, duke administruar mjaft mire rezultatin ndaj ukrainasve. Të dyja golat u realizuan në pjesën e pare. Fillimisht ishin vendasit që kaluan përpara në minutën 12-të me Daghim, ndërsa lojtarët miq barazuan në të 29-ën minutë me Vanat.

Në këtë mënyrë Sparta e Pragës, Yang Boys dhe Salzburg ishin 3 ekipet që mbrëmjen e së martës siguruan biletat për në fazën e Ligës së  Champions-it, i cili këtë sezon do të vi me një format totalisht të ndryshëm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb