Ndeshja kryesore e kësaj jave në La Liga ishte padiskutim ajo mes Barcelonës dhe Seviljes, ndeshje që vendosi edhe kreun e tabelës. Sfida nisi në mënyrë të shkëlqyer për Barçën, pasi që në minutën e 3-të shënoi Coutinho. Më pas, ishte Leo Mesi ai që do të dyfishonte, para se të dëmtohej rëndë dhe të largohej nga fusha e blertë. Edhe pse pa Mesin në fushë për shumicën e takimit, Barcelona arriti të triumfojë me rezultatin final 4-2, në një ndeshje ku nuk mungoi asgjë. Golat në këtë takim u shënuan nga: Coutinho 3’, Mesi 12’, Suarez 63’, Rakitiç 88’ për ekipin e Barcelonës, ndërsa Sarabia 79’ dhe Muriel në min. e 90’ ngushtuan diferencën për ekipin e Seviljes. (o.k/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb