Gola, spektakël dhe shumë polemika, por edhe konfirmime. Ka nisur në këtë mënyrë sezoni i ri i Serie A, që pa Juventusin dhe Napolin menjëherë pretendentë, ashtu siç ishin edhe parashikimet. Me një gol të kapitenit Chiellini, “Zonja e Vjetër” debtutoi me fitore në transfertën e Parmës. Por më shumë se tri pikët e marra nga kampionët italianë në premierën e kampionatit, është goli i anuluar i Cristiano Ronaldo që po bën shumë zhurmë. Sulmuesi portugez gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë të sezonit, por sistemi VAR e konsideroi të parregull për shkak të një pozicioni jashtë loje milimetrik.


Giorgio Chiellini 380
Giorgio Chiellini 380

Por edhe teknologjia nuk bind tifozët, me dyshime legjitime edhe kur sheh pamjet e ndaluara. Polemikat do të vazhdojnë gjatë, ashtu siç ndodh në kampionatin italian, por ajo që mbetet është nisja me fitore e Juventusit në misionin për të vazhduar dominimin në Serie A. Me këmbën e mbarë ka nisur sezonin edhe Napoli, që me një festival golash mundi në transfertë 4-3 Fiorentinën.


203531184 6097c573 D211 4124 9075 Bcece807cd17
203531184 6097c573 D211 4124 9075 Bcece807cd17

Edhe në këtë sfidë shumë polemika për dy penalltitë e akorduara, një për secilën skuadër. Nën akuzë sistemi VAR, por kjo nuk prish festën e skuadrës së Carlo Ancelotti që i përgjigjet nga distanca rivalëve në garën për titullin kampion. Vetëm 16 minuta në këtë sfidë për Elseid Hysaj, I hedhur në fushë si zëvendësues në minutën e 84-rt. Për Fiorentinën debutuan dy blerjet e mëdha të verës, Kevin Prince Boateng, menjëherë me gol dhe Frank Ribery.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb