Te Tirana po bëjnë llogaritë për situatën që po kalon. Kuptohet që ekipi ka kaluar krizë rezultatesh, ndërsa i vetmi që shpëton quhet Ualid Zharmuni.

Sulmuesi ka shënuar 5 gola, katër nga të cilat si rrjetë e parë. Golat e tij janë përkthyer në 6 pikë.

Vendimtarë mbeten golat e Prengajt, Ndrecës apo edhe Ismajlit. Nga sulmuesit, Haxhiu dhe Abah ende nuk e kanë bërë “sefte”.

Zëvendësuesi Bajroviç ka shënuar dy gola, ndonëse ka luajtur pak. I veçantë është fakti që golat e Tiranës janë shënuar vetëm nga sulmuesit. Për statistikë, një rrjetë mban firmën e Kolës dhe një tjetër autogol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb