Harry Kane, bashkë me Kylian Mbappe, ndanë çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi realizuan nga 52 gola secili. Sulmuesi i Bayern, Kane, në fjalën e tij, u shpreh mjaft i lumtur për këtë vlerësim.
“Më duhet të falënderoj Bayernin dhe France Football që më votuan këtë mbrëmje. Ky çmim mban emrin e një legjende të klubit tim dhe kjo më bën edhe më krenar. Kalimi nga Tottenham tek Bayern ishte një përvojë e re për mua dhe familjen time.
Dua t’i falënderoj shokët e mi, shpresoj se mund të vijnë më shumë gola dhe suksese. Unë jam duke mësuar gjermanisht, shpresoj të qëndroj edhe për disa vite dhe ta bëj më mirë”,- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)