SHBA

“Bohemian Rhapsody” është fituesi i dy çmimeve të mëdha të Golden Globe që u zhvuillua mbrëmjen e së dielës në Beverly Hills.  Filmi që rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, triumfoi pavarësisht reagimeve të kritikës.

C 2 Fotogallery 3094292 4 Image
C 2 Fotogallery 3094292 4 Image

Ai doli filmi më i mirë dramatik ndërsa filmi më i mirë komedi u shpall “Green book”. Ndërsa “A star is born” me Lady Gagën nuk arriti të çojë në shtëpi përveçse një çmim, atë të këngës origjinale më të mirë “Shallow”, ndonëse ishte nominuar për 5.

Ndërkohë çmimin për filmin më të mirë në Gjuhë të Huaj, e ka fituar filmi “Roma”, i regjisorit meksikan, Alfonso Cuaron.

Aktori më i mirë u shpall Rami Malek, i cili luajti rolin udhëheqës në “Bohemian Rhapsody”, ndërsa aktori më i mirë jo protagonist u shpall Mahershala Ali që interpreton në filmin, “Green Book”. Glen Klouz fitoi çmimin e aktores më të mirë në kategorinë e dramës për rolin e saj në “Woman”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb