Në vitet e fundit, vërtet Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë thyer rekorde të panumërta duke folur në fushë me gola magjikë dhe decizivë, por ata janë ende larg bomberave të vërtetë dhe më të fortë të kompeticioneve UEFA.

Uebsajti zyrtar i qeverisë europiane të futbollit ka hyrë në “bllokun” e statistikave për të gërmuar mes goleadorëve më efikas të historisë së turneve që organizon UEFA dhe ai që mposht dhe nuk “llogarit” Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin apo këdo tjetër, është Gerd Myler, heroi i Bajernit të Mynihut në vitet ’70, emri i të cilit do të mbetet ende shumë gjatë në arkivat e rëndësishme të historisë së Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës, Superkupës së Europës, Kupës së Kupave, Kupës Intertoto apo edhe Kupës Interkontinentale, por edhe ai i trajnerit aktual të Bajernit të Mynihut, Jup Hejnkes, rekordmeni i ish-Kupës UEFA.

Në statistikat e UEFA-s kanë bërë pjesë vetë lojtarët që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje në këto kompeticione./panoramasport/

Capture7-470x588

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb