Të premten mbrëma Brahim Diaz do ta kujtojë gjatë. Në fushë me Marokun në ndeshjen kundër Gabonit , në ndeshjen vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, ai kontribuoi në fitoren 4-1, duke realizuar golin e tij të parë për kombëtaren.

Diaz u shpreh i lumtur pas ndeshjes, me një postim në profilin e tij në Instagram: “Jam shumë i lumtur me fitoren tonë sot dhe golin tim të parë me kombëtaren. Gjithashtu dua të falënderoj tifozët për mbështetje e madhe”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb