Mauricio Sarri e shpreh se është i keqardhur që del vetëm me 1 pikë nga transferta me Atletikon e Madridit.

Edhe pse pranon se Juventusi i tij bëri një ndeshje të vërtetë ditën e djeshme, Sarri shprehet se ekipi i tij duhet të jetë më i përqendruar gjatë ndeshjes, sidomos gjatë topave joaktivë.

“Luajtëm një ndeshje të vërtetë. Treguam rritje nga paraqitja e fundit në Firence, në një fushë të vështirë si ajo e Atletikos. Na u duk sikur e morëm fitoren, por sa keq që nuk e mbajtëm. Për një kohë të gjatë Juvja nuk ka shënuar dot në këtë stadium. Mund të shënonim edhe të tretin, por paguam çmimin në situata që mund t’i shënonim. Është për të ardhur keq. Duhet të përmirësohemi në agresivitet dhe përqendrim. Një gol nga goditja e këndit mund të shënohet nga një ekip me cilësi si Atletiko, por goli i parë ishte totalisht i evitueshëm. Kuadrado para Bernardeskit? Sepse në një ndeshje të hapur si kjo, Kuadrado mund të shfrytëzojë hapësirat.” – deklaroi Sarri./Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb