Dean Liço është kthyer përsëri të jetë vendimtar për skuadrën e Igdir në kategorinë e dytë turke. Mesfushori shqiptar, iu bashkua skuadrës së kategorisë së dytë në verë dhe po tregon se është ambientuar mirë me ekipin.
Në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Sanliurfaspor, Liço e nisi takimin nga stoli për t’u aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë.
Ai la shenjën e tij në minutën e 72-të të kësaj ndeshje, teksa ia dol të tundte rrjetën e portës kundërshtare për rezultatin e përkohshëm 1-3. Ky ishte goli i tretë i këtij edicioni, ku ka dhënë edhe një asist.
Për fat të keq ekipi i tij nuk ia doli të mbronte avantazhin dhe ndeshja u mbyll në barazimin 3-3.