Luis Suarez ka shënuar golin e parë të sezonit ditën e diel, duke kompletuar një dopietë teksa Barcelona ka mposhtur Huesca 8-2 në Camp Nou.

“Ajo që ka më shumë rëndësi është fitorja,” shprehet Suarez pas ndeshjes.

Barça ka fituar tre ndeshjet e para të sezonit dhe tani do të bëjë një pushim teksa lojtarët do të nisen në kombëtaret e tyre.

“Gradualisht po gjejmë ritmin tonë. Ishim në gjumë për një moment gjatë fillimit, por goli i Huesca-s na detyroi të reagonim.”

Goli i parë i Suarez është dhënë pas rishikimit në VAR.

“Kur shënon ti do të festosh dhe adrenalina e golit humbet me VAR, por e mira është se nuk do të ketë më gabime,” shprehet nr.9.

Barça është në krye të renditjes së La Liga-s me diferencë golash.

“Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në krye. Por jemi akoma në fillim dhe duhet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: