Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka qenë vërtet i emocionuar pas fitores ndaj Skënderbeut, ndërsa për mikrofonin të “Supersport” rrëfen atë që përjetoi pas golit të Edon Hasanit dhe më pas iu përgjigj pyetje të të ftuarve në studio. “Po na pushonte zemra drejt fundit. Fitoret në fund japin një lloj kënaqësie të veçantë. Kemi vuajtur shumë. Lojtarët duhet të ishin më të përqendruara në pjesën e parë. Skënderbeu është shumë i fortë. Pati balancë si ndeshje. Ishim disi më të vakët në lojë, por fituam. Jam i gëzuar për pikët. Për lojën ka shumë për të folur”.

Mbaroi mbijetesa?

Në asnjë mënyrë ska mbaruar. Duhet të shohim ndeshjet e radhës. Duhet të fitojmë pikët. Nëse nuk i fitojmë pikët kthehemi aty ku ishim. 3 pikë apo 1 pikë me kundërshtarin të vë në presion. Është shumë e rëndë për ne.

Mos ndoshta u nxituat te zëvendësimet?

Doja të hidhja çdo gjë në fushë për ta fituar ndeshjen. Doja të freskoja ekipin dhe të fitonim ndeshjen. Pikët na u deshën.

A ishte ndeshja ndaj Skënderbeut shumë e vështirë për t’i përgatitur psikologjikisht lojtarët?

Skënderbeu ka përvojën e duhur. Ka lojtarë me eksperiencë. Shpeshherë edhe eksperienca bën diferencën. Mendoj që pati ekuilibër loja. Nuk mendoj se kundërshtari luajti më mirë se ne dhe ne nuk luajtëm më mirë se ata. Shpresojmë që në të ardhmen të luajmë edhe me mirë dhe të kemi rezultat pozitiv.

Po ta kishte bërë një mbrojtësi i juaj atë që bëri Sambou në momentin e golit, sa javë do e linit në stol?

Nuk jam për të ndëshkuar lojtarët. Kush gabon më pak, ata luajnë. Nuk jam kamxhiku i ekipit. Lojtarët duhet të marrin një lloj mesazhi që të jenë të përqendruar. Gjatë gjithë kohës kemi qenë në presion. Ndoshta kam qenë më i hekurt se sa duhet.

Ju ka shkuar mendja te derbi?

Nuk na ka ngacmuar njeri, kemi qenë të përqendruar te ndeshje e radhës. Duhet të kapim rezultatet që na nevojiten shumë, pastaj të shohim për derbin. Është ndeshje që mezi pritet. Nuk më ka shkuar mendja. Dua të jem me këmbë në tokë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb