Numri dy i PS, Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave të ashpra të ish-kryeministrit Sali Berisha se mazhoranca po kap edhe Gjykatën Kushtetuese. Kreu i Grupit të PS e cilësoi Berishën një “gomone të shpuar”, që sipas tij, pretendon se shpëtoi Ilir Meta.

“Nuk dua të bëj komente për gomone të shpuara, ku pretendon se shpëtoi Ilir Meta”, tha Balla.

Ndërkohë, ai përsëriti edhe njëherë se Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse është dekretuar nga Presidenti Meta.

“Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është emëruar në atë pozicion sipas Kushtetutës. Dekreti i Presidentit për emërimin e Xhaferllarit konsiderohet nga Kuvendi i paligjshëm, sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb