Tre gola në dhjetë ndeshje në drejtim të trajnerit dhe mentorit të tij Mauricio Sarri. Aventura e Gonzalo Higuain te Chelsea nuk po shkon siç e kishte imagjinuar sulmuesi dhe tifozët londinezë, pas transferimit të bujshëm në merkaton e dimrit. Kjo atmosferë duket se nuk ka ndikuar aspak mirë në karrierën dhe jetën e futbollistit.

Higuain Chelsea
Higuain Chelsea

“Nuk dilja dot nga shtëpia, pasi druhesha se çfarë do të thonin njerëzit. Ky është pengu më i madh në jetën timë”, ka thënë Higuain në një intervistë për programin “Let’s Talk Football” në ESPN, megjithëse nuk ka zbuluar se cilës periudhë në karrierën e tij i referohej. Sulmuesi argjentinas ka rrëfyer se cila është ana më negative e jetës sportive të futbollistëve që tifozët nuk e njohin.

Chelsea Fc V Huddersfield Town Premier League
Chelsea Fc V Huddersfield Town Premier League

“Gjithmonë na përmendin paratë që fitojmë, por miqtë e vërtetë nuk mund të blihen. Për 14 vjet kamë festuar ditëlindjen apo Krishtlindjet me persona të ndryshëm. Për të parë mamanë, ajo duhet të udhëtojë 15 orë me avion. Sigurisht, nuk e kam problem t’i blej biletën, por nuk mund ta kem sa herë dua. Këtë njerëzit nuk e kuptojnë”, është shprehur mes të tjerash Higuain.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: