Google njoftoi sot se ka krijuar një makineri, të cilës i duhen vetëm 200 sekonda për të kryer një detyrë që kompjuterit më të shpejtë në botë do t’i duheshin 10 000 vjet për ta përfunduar.

“Rritja e shpejtësisë në sajë të procesorit 53 bit kuantik, i quajtur “Sycamore”, përfaqëson një epërsi kuantike”, deklaroi gjiganti i teknologjisë në një postim në një blog dhe në një artikull në revistën shkencore “Nature”.

Nëse pretendimi i Google është i vlefshëm, ai paraqet një hap të madh dhe një teknologji që përpunon dhe ruan më shumë informacion sesa kompjuterët tradicionalë.

Rivali i Google, IBM, vuri në dyshim shifrat e publikuara përpara datës zyrtare, duke thënë se e njëjta detyrë mund të kryhej në një sistem klasik brenda 2,5 ditëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb