Google dhe filiali i tij YouTube, akuzuar për shkelje të ligjit duke ekspozuar fëmijët me video të papërshtatshme apo për mbledhjen e të dhënave personale rreth tyre, do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë për SHBA-në, theksoi sot agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve (FTC) në një komunikatë.


Kjo marrëveshje miqësore, që duhet akoma të marrë dritën e gjelbër nga Ministria e Drejtësisë, është më e rëndësishme në një çështje që përfshin mbrojtjen e jetës private të fëmijëve.


Në prill 2018, 23 organizatat për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe për mbrojtjen e fëmijëve kishin depozituar një ankesë tek FTC.


Ato akuzonin YouTube për mbledhje të informacioneve personale të minorenëve (lokalizimi, aparati i përdorur, numri i telefonit) pa dijeninë e prindërve.

FTC-ja do të marrë 136 nga 170 milionë dollarë gjobë ndërkohë që 34 milionët e mbetura do të shkojnë për Ministrinë e Drejtësisë të shtetit të Nju Jorkut.