Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “Amazon” pësojnë rënie në bursën e “Wall Street” për shkak të zërave që qarkullojnë se janë hapur hetime nga njësia kundër monopoleve në SHBA.

“Alphabet”, kompania që ka “Google”, shembet në “Wall Street” duke humbur 6,22% të vlerës, ndërsa aksionet e kolosit të Jeff Bezos humbasin 3,1%.

Rënie të fuqishme regjistroi edhe “Facebook” që pëson një humbje deri në 7,3%.

Komisioni Federal Tregtar amerikan, sipas disa informacionesh mediatike, ka dhënë miratimin për të shqyrtuar disa aspekte të këtyre kompanive në lidhje me pengesa të mundshme ndaj konkurrencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: