Google do të nisë sot një program në vlerë prej 150 milionë dollarëve për të përkrahur gazetarinë e internetit në partneritet me tetë medie evropiane.

Përmes një komunikate, gjiganti i internetit ka thënë se “Iniciativa e lajmeve dixhitale” do të “përkrahë gazetarinë kualitative përmes teknologjisë dhe inovacionit”.

Iniciativa bashkon ‘Les Echos” në Francë, “Frankufurter Algemeine Zeitung” të Gjermanisë, “Financial Times” dhe “Guardian”, të Britanisë , “El Pais” të Spanjës, “La Stampa” të Italisë etj.

Partnerët do të përqendrohen në zhvillimin e prodhimeve, përkrahjen e inovacionit si dhe trajnime dhe kërkime të ndryshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: