Shteti i Turqisë ka lajmëruar se do të fillojë hetimet  ndaj Google, pasi dyshon se ka shkelur ligjin e konkurrencës. Kështu ka deklaruar sot Autoriteti i Konkurrencës së Turqisë.

“Është nisur një hetim për motori i kërkimit të internetit “Google”. Thuhet se ai ka shkelur ligjin e konkurrencës me algoritme që përdor për kërkime dhe për të synuar reklamat.”, thekson autoriteti.

Hetimi vjen pas një ankese për një njësi. Google e Alphabet Inc kishte “keqpërdorur pozitën e saj dominuese duke vështirësuar përpjekjet e kompanive të tjera”, raporton TRT Haber.

“Hetimi do të përfshijë kompanitë Google Reklamcilik ve Pazarlama, Google International LLC, Google Sh.PK, Google Ireland Limited dhe Alphabet Inc., thuhet në artikullin.Në shtator autoriteti gjobiti Google me rreth 93 milionë lira turke (13.5 milionë paund). Kjo ndodhi për shkak të shkeljes së ligjit të konkurrencës me shitjet e softuerit të tij celular.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb