Kompania “Google” do të paguajë 465 milionë euro për të mbyllur çështjen gjyqësore me administratën tatimore franceze, një shumë që i shtohet gjobës prej 500 milionë euro të pranuar nga “Google” për t’i dhënë fund një hetimi për mashtrim fiskal, njoftoi sot gjiganti amerikan i internetit.


“Ne i kemi dhënë fund mosmarrëveshjeve fiskale dhe të ndërlidhjes që ne kemi në Francë prej disa vitesh”, shkruan “Google” në një komunikatë.


“Këto marrëveshje përfshijnë një pagesë prej 500 milionë eurosh që janë njoftuar sot nga gjykata franceze, si dhe një shumë prej 465 milionë eurosh në taksa shtesë që kemi pranuar të paguajmë”, theksohet në këtë komunikatë të gjigantit amerikan.


Etiketa: