Google po punon për krijimin e një aplikacioni të ri për mesazhe, i cili do të jetë dyfish inteligjent: ai do t’ju lejojë të komunikoni me miqtë e tuaj, ose mund të lini robotin e Google-i që t’iu përgjigjet mesazheve për ju. Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta prestigjioze The Wall Street Journal, e cila raporton se Google ka më shumë se një vit që po merret me krijimin e këtij aplikacioni.
Aplikacioni do të jetë në gjendje të kryejë çdo veprim si Google Search, duke iu dhënë përgjigje kur mundet ose lidhje të ndryshme kur nuk e di përgjigjen. Kjo do të thotë se ju do të keni mundësi të dërgoni mesazhe me informacione mbi motin apo të kërkoni për informacione mbi një restorant, shrkaun krokodli. The Journal raporton se Google do të lejojë zhvilluesit e tjerë të krijojnë robotë që do t’u përgjigjen mesazheve, kështu ju mund të merrni përgjigjen nga një aplikacion që ka informacione mbi atë që po kërkoni.
Qëllimi është që njerëzit mos të largohen nga Google për tek shërbimet tjera për mesazhe, si Facebook-u. Google nuk ka ndonjë aplikacion të suksesshëm për mesazhe – aplikacioni i saj Hangouts as nuk krahasohet me aplikacionet e tjera si Facebook Messenger, WhatsApp apo Viber. Prandaj Google ka vendosur që të krijojë një aplikacion të ri për mesazhe.
Shërbimi do të jetë i ngjashëm me Facebook M, një asistent që Facebook po e teston brenda Messenger-it. M kërkon automatikisht uebin për t’ju përgjigjur pyetjeve, ndërsa për pyetjet më të vështira do të përgjigjet një njeri.
(ed.me/BalkanWeb)