Tashmë është bërë traditë që për ngjarje të veçanta, “Google” të ndryshojë logo. Sot “Google” ka përkujtuar sot me një “Doodle” 200-vjetorin e lindjes së George Boole-it.

Por sa njihet matematikani britanik që hodhi bazat për moshën kompjuterike?

Boole cilësohet si një ndër matematikanët më me ndikim të shekullit të 19-të, në ndërtimin e një sistemi logjike që ndihmon në kthimin e mendimeve të ndërlikuara në ekuacione të thjeshta, shkruan “Koha”.

Trashëgimia e tij ishte logjika boleiane, një teori matematike ku të gjitha variablat janë ose “të vërteta” ose “të rreme”, apo “on” dhe “off”. Kjo teori parapriu moshën dixhitale, me amerikanin Klod Shenon që zbatoi teorinë boleiane për të ndërtuar një qark elektrik në vitin 1930. Më pas kjo çoi në ndërtimin e kompjuterëve modernë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: