ELBASAN

Minuta e 32-të e takimit Shqipëri-Islandë dhe kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh. Ka qenë një harkim perfekt i Memushajt në zonë dhe aty, Kastriot Dermaku me kokë ka thyer portierin islandez duke ndezur atmosferën në “Elbasan Arena”.


Shënimi i golit ka ndezur shpresat e kombëtares, ndërsa kjo po reflektohet edhe nga lëvizjet në fushë të futbollistëve tanë. Ky avantazh ushqen shpresat e futbollistëve për një rrugëtim drejt “Euro 2020”. Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat minimale, ku  Shqipëria i gëzohet golit të Deramkut.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: