Ka shënuar shumë shpejt Shqipëria, teksa Bekim Balaj ka tundur rrjetën e Andorrës.

Shtatlarti shkodran është shërbyer saktësisht nga Roshi, që me një harkim perfekt i ka dhuruar Balajt asistin perfekt për të shënuar në portën e Andorrës. Shqipëri-Andorrë 1-0.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shqipëria në 8 ndeshjet e luajtura deri më tani, ka siguruar 4 suksese dhe katër humbje ndërsa nuk e ka provuar barazimin në asnjë nga përballjet e luajtura. Golavarazhi është pozitiv në progresiv me katër gola pasi kuqezinjtë kanë shënuar 14 gola dhe kanë pësuar 10 të tillë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb