Njerëzit zakonisht ikin nga shiu, kur ai bie mbi ta. Askush me siguri që nuk ka pritur që të njëjtin reagim sikundër njerëzit, të bëjnë edhe gorillat.

Gjatë një dite me shi, në Kopështin Zoologjik Riverbanks të qytetit të Kolumbisë, në Karolinën Jugore, kafshët duket se mundohen të gjejnë strehë përpara se ato të lagen nga shiu që po bie, shkruajnë mediat e huaja.

Gorillat gjithashtu duken dhe të mërzitura. Video është realizuar nga ana e kujdestarit të kopshtit Brooke Hunsinger. Kujdestari shprehet: “Gorillat janë kafshë të mrekullueshme. Vetëm shikoni këto pamje dhe do të vini re se ata janë realisht të mira”, nënvizon kujdestari Hunsinger.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: