Që prej ditës kur çifti më i përfolur i kësaj vere Alvaro Morata dhe Alice Campello zyrtarizuan ndarjen e tyre, për ta nuk ka patur thuajse asnjë ditë të qetë me mediat rozë që kanë kërkuar të mësojnë më shumë për shkaqet e divorcit mes çiftit.

Së fundmi ajo që bëri bujë në mediat rozë ishte edhe përgjigja e vetë Alices, e cila i’u përgjigj njërit prej komentueseve, i cili i kërkonte që të hiqte nga profili i saj fotot që ajo kishte me ish partnerin, sulmuesin e Milanit Alvaro Morata. Megjithatë Alice nuk vonoi dhe u përgjigj:

“Në shenjë respekti, ti nuk duhet të japësh opinionin tënd për gjëra që janë kaq intime dhe personale.Ai është e shkuara ime ndaj nuk dua ta fshij, sepse ka qenë një periudhë shumë e bukur gjithashtu edhe sepse me të kemi 4 fëmijë të mrekullueshëm”, theksoi Alice referuar ish bashkëshortit të saj, Alvaro Morata.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: