GREQI

Policia greke ka shkatërruar një bandë grabitësish, të cilët vidhnin banesat e futbollistëve. Mediat greke raportojnë se banda përbëhej nga 5 shqiptarë, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk dihet nëse kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Të arrestuar kanë përfunduar Albert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji. Shqiptarët akuzohen se kanë kryer së paku 33 grabitje banesash, nga të cilat 9 kanë qenë të disa futbollistëve. Shqiptarët pasi hynin në apartamente, merrnin nga aty sendet me vlerë që gjenin.

Mediat helene shkruajnë se të arrestuarit përdornin dy makina, njërën për grabitje dhe tjetrën për arratisje. Shqiptarët ishin mjaft të kujdesshëm. Ata  bënin lëvizjet me doreza dhe me maska, kurse edhe komunikimi i tyre ishte i koduar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb