ITALI

Policia italiane ka identifikuar dhe më pas arrestuar një grup grabitësish shqiptarë, të cilët merreshin me vjedhje vilash në Itali. Ata u arrestuan në zonën e Marcianise në Casterta të Napolit.

Shqiptarët akuzohen për vjedhje dhe për marrje të sendeve të vjedhura. Policët e Seksionit Operacional të Kompanisë së Marcianise ndaluan kriminelët brenda një makine të marrë me qira brenda së cilës gjetën 4 mijë euro para të gatshme, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Karabinierët kanë kontrolluar edhe banesat e shqiptarëve, ku kanë gjetur sende të çmuara, ar e para. Pas hetimeve doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi në 28 tetor dhe 5 nëntor. Shqiptarët do të përgjigjen para gjyqit për akuzat.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb