GREQI

Disa ditë më parë, një greke 89 vjeçe u grabit dhe u vra në mënyrë barbare nga katër persona në shtëpinë e saj në Sitia në Kretë. Për këtë ngjarje janë arrestuar gjithsej 4 persona të dyshuar, 3 romë dhe një shqiptar.

Romët janë të moshave 40, 37 dhe 32 vjeç, ndërsa shqiptari 26 vjeç, raportojnë mediat greke. 89-vjeçarja u grabit dhe më pas u vra në banesën e saj, ndërsa grabitësit ikën me vrap pas ngjarjes. Policia nisi hetimet, ndërsa po mediat greke raportuan se forcat blu janë ndihmuar edhe nga një shqiptar, i cili tregoi për autorët.

  • foto galeri
  • foto galeri

Agresorët kishin hyrë në banesën e të moshuarës, i kanë grabitur asaj 5 mijë euro, ndërsa pastaj e kanë rrahur për vdekje. Menjëherë në vendngjarje arriti policia, që nisi hetimet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb