Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar dy adoleshentë, pasi akuzohen se kanë vjedhur një turist të huaj.

Uniformat blu të qytetit bregdetar informojnë se të arrestuar kanë përfunduar shtetasit I.T 14 vjeç dhe D.M 17 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia identifikon dhe arreston në kohë reale autorët e vjedhjes së parave  të një shtetasi të huaj. Policia e Vlorës pas marrjes së njoftimit nga një shtetas gjerman se dy adoleshent në “Plazhin e Vjetër” i kanë vjedhur me forcë 50 euro , menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kohë reale  i shtetasve I. T., 14 vjeç dhe D. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin i kanë marrë me forcë eurot shtetasit nga Gjermania.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. F., 20 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e  rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Lancia” në rrugën “Duro Shaka” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë duke u plagosur pasagjeri F. Z., 20 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb