Karabinierët e Stacionit Fiano Romano, në bashkëpunim me Interpolin dhe policinë shqiptare në përfundim të një hetimi kompleks, ekzekutuan urdhëra për paraburgim lëshuar ndaj 3 shtetasve të Shqipërisë.


Gjykata e Rietit ka lëshuar 3 urdhër-arreste, 2 ndaj dy burrave shqiptarë  32 dhe 38 vjeç dhe një gruaje 49-vjeçare, pasi akuzohen për grabitje më 4 maj të vitit të kaluar, duke vjedhur një apartament, ku ndodhej një çift në Via S. Lorenzo di Fiano Romano, shkruajnë mediat italiane.


Shqiptarët në atë kohë, të armatosur rëndë, pasi kërcënuan me pistoleta dhe thika çiftin, arritën të marrin nga banesa  e tyre 60 mijë euro dhe më pas u larguan. Pas grabitjes, ata u zhdukën në errësirë në periferi. Hetimet për rastin nisën, ndërsa policia italiane filloi që të mësojë detaje nga vjedhja.


  • foto galeri
  • foto galeri

Hetimet e mëtutjeshme lejuan të vërtetojnë se burri që dyshohet se udhëhiqte grupin e hajdutëve në të kaluarën kishte jetuar në provincën e Caserta, ku ai kishte pasur kontakte me një bashkatdhetar tjetër, të dy me precedentë për krime kundër pronës. Grupi kishin vjedhur edhe një makinë, ndërsa e kanë braktisur atë në një autostradë, pasi janë pikasur nga policët.

Kriminelët, të cilët pas grabitjes u kthyen në Shqipëri, u identifikuan në vendin e tyre nga personeli i Interpolit, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës në Gjykatën e Apelit të Romës, i cili ndërkombëtarizoi masën paraprake të lëshuar nga Gjykata e Rietit, ndërsa gruaja u vendos në arrest shtëpiak në shtëpinë e saj në Fiano Romano.

(d.xh/Balkanweb)