POGRADEC

Banesa e një biznesmeni në Pogradec është grabitur mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Valter Gora dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Gora ka në pronësi të tij edhe një karburant që ndodhet pranë banesës.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb