Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Policia sqaron se autorë të paidentifikuar kanë marrë një sasi lekësh nga bankomati i bankës.


Ndërkohë, deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.


Kavajë/Informacion Paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

(d.ç./BalkanWeb)

Etiketa: