DURRËS

Policia e Durrësit informon se sot në qytetin bregdetar ka ndodhur një grabitje e një bankomati të një banke të nivelit të dytë.

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se është marrë një sasi e konsiderueshme parash. Policia po heton ngjarjen, për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Informacion paraprak

Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe  po  punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: