VLORE

Një i moshuar është grabitur dhe dhunuar me mjete të forta në banesën e tij nga persona ende të paidentifikuar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa i moshuari V.K, 69 vjeç është gjetur nga nipi i tij në banesë i gjakosur.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, nipi i të moshuarit ka thënë se ka gjetur derën e hapur dhe gjyshin e gjakosur në divan. Ai thotë se në shtëpi mungonin rreth 1 milion lekë.

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar Vangjel Kapllani, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes“- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: