BELGJIKE- Një kamion që besohet të ketë rreth 34,000 litra kimikate dhe lëndë plasëse është grabitur në Belgjikë duke shkaktuar një alarm të vërtetë në Europë.

Interpoli ka dhënë alarmin dha ka lajmëruar të gjithë policitë për ndonjë sulm të mundshëm terrorit. “Daily Mail” shkruan sot se kamioni u vodh në Zedelgemi, në afërsi të qytetit port Ostend në Belgjikë.

Policia Federale e Belgjikës konfirmoi grabitjen e kamionit me lëndë kimike, por një zëdhënës tha se ‘për aq sa ne e dimë’ substanca ‘nuk mund të përdoret për shpërthime’.

Gazetari Laura Alonso, me qendër në Madrid, pretendon se kamioni i grabitur ishte i zi dhe i mbushur me substancën e njohur si radiacid, por kjo pritet ende të vërtetohet nga autoritetet.

Sakaq mediat italiane kanë raportuar se targa e kamionit të grabitur është 1-QEB-708.
11AF82E700000514-5301461-ISIS_suicide_attacks_on_Brussels_airport_and_a_metro_station_whi-a-30_1516702075767
Megjithatë, autoritetet raportojnë se grabitësit në përpjekje për të dalë nga Belgjika mund ta kenë zëvendësuar targën.

Deri më tani në gatishmëri të plotë janë pikat kufitare në Gjermani, Itali, Francë, Luksemburg dhe Hollandë.

Grabitja e kamionit ndodhi të shtunën, një ditë pasi Belgjika uli nivelin e kërcënimit prej terrorizmit nga tre në dy pas tre vitesh.

Niveli i alarmit në Belgjikë u rrit pas sulmeve kamikaze të ISIS në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje në mars të 2016-ës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb