FIER – Një grabitje ka ndodhur në një karburant në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkruti” ku një person ende i paidentifikuar ka vjedhur xhiron ditore të karburantit.

“Më datë 23.09.2019, në lagjen “8 shkurti”, një person ende i pa identifikuar i ka marrë lekët e xhiros rojes së një karburanti. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, saktësisë së informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se nuk dihet nëse autori ka qenë i armatosur apo jo, por sipas dëshmitarëve ka qenë i maskuar me kapuç.

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për marrjen e dëshmive.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb