KORCE- Një fabrikë e prodhimit të bojërave në qytetin e Korçës ka rënë pre e grabitësve gjatë orëve të natës. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën e objektit të ndodhur në afërsi të fshatit Dishnicë, brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.

Vjedhja është konstatuar mëngjesin e sotëm, ndërsa roja i objektit ka thënë para uniformave blu se nuk ka parë njeri t’i afrohet objektit.

Informacion paraprak:

Më datë 04.03.2018, gjatë natës në afërsi të fshatit Dishnicë, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambjentet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojrave në pronësi të shtetasit A.M, 47 vjeç, banues në Korçë dhe kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.

Fabrika ruhej me roje private, i cili ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, pasi vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb