Kisha e Shën Thanasit në Korçë ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës së kaluar. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur Kishën në orët e vota, duke dëmtuar derën e pasme.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se autorët kanë shkatërruar dhe grabitur katër arka të lekëve të besimtarëve dhe një arkë të qirinjve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe për të identifikuar e kapur autorët.

Sipas kujdestarit të Kishës, mendohet se autorët kanë marrë rreth 200 mijë lekë të vjetra, pasi kutitë hapen 1 herë në muaj, ose në raste festash 2 herë në muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb