TIRANË- Një tjetër biznes është grabitur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në Allias, ku një person i armatosur ka kërcënuar arkëtaren e një marketi dhe kanë marrë xhiron ditore.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se grabitësi i maskuar, i ka drejtuar armën arkëtares dhe i ka kërkuar paratë e xhiros, të cilat i ka futur në një qese dhe është larguar me shpejtësi.

“Paratë shpejt, paratë”, mësohet se i ka thënë grabitësi shitëses.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e njoftuar nga punonjësit dhe ka ngritur disa postblloqe në zonë në kërkim të autorit. Nuk dihet ende shuma e grabitur, ndërkohë që pritet të sekuestrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të marketit. Po kështu po merret në pyetje edhe arkëtarja.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË
Në Allias një shtetas i veshur me të zeza dhe me kapuç dhe i dyshuar me armë tip pistoletë ka hyrë te një market dhe ka mare xhiron ditore dhe më pas është larguar. Janë ngritur pikat e kontrollit nga ana e policisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: