TIRANË

Në mes të ditës në një zonë plot me lëvizje grabitet një pikë një subjekt biznesi. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet tek zona e “Zogut të Zi”, ku është grabitur një pikë dhënie kredie të vogla. Një person i maskuar, nën kërcënonin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë, Shqiponjat, forca e posaçme operacionale. Grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin e grabitjes.

Informacion paraparak
Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb