SPANJE

Shtëpia e futbollistit francez të Real Madid, Karim Benzema ka rënë pre e grabitësve. Hajdutët kanë shfrytëzuar rastin e ndeshjes së të merkurës midis Real Madrid dhe Barcelonës për të hyrë e grabitur shtëpinë e lojtarit që gjendet në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshohet se janë vjedhur sende në vlerë të 50 mijë eurove, por duke mos e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht shkruan Mirror.

Po të njëjtin fat e kishte përjetuar edhe Kevin-Prince Boateng para disa javëve kur Barcelona luante kundër Valladolidit. Kujtojmë që Real Madrid pësoi humbje 3:0 kundër katalunasve duke u eliminuar nga Kupën e Spanjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb