SPANJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e Alvaro Moratas në kohën kur futbollisti luante me përfaqësuesen e Spanjës në eliminatoret e Euro 2020 ndaj Ishujve Faroe.


Gjatë darkës rreth orës 23:00 grabitës të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij, duke terrorizuar bashkëshorten e sulmuesit spanjoll e cila ndodhej brenda me binjakët e vegjël shkruan Corriere.it.


  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave spanjolle, një grup i armatosur ka hyrë në shtëpinë e Morata ku gjendej Alice Kampelo, gruaja e lojtarit, bashkë me binjakët e vegjël Alesandro dhe Leonardo. Mësohet se ata kanë kërcënuar gruan e futbollistit me armë zjarri, ndërsa bastisnin shtëpinë e tij duke vjedhur objekte me vlerë.


Grabitësit kanë marrë sende me vlerë ekonomike e sentimentale që i përkitnin çiftit dhe më pas janë larguar, duke lënë Alice të traumatizuar nga kjo situatë. Policia ka nisur menjëherë hetim për të gjetur grabitësit, ndërsa futbollisti u lajmërua nga vetë bashkëshortja për atë që kishte ndodhur.

“Jam ende e shokuar dhe mendoj se do të qëndroj gjatë kështu. Kur mendoj se në shtëpi në momentin e grabitjes ndodheshin fëmijët e mi ndjehem shumë keq. Fatmirësisht jemi shumë mirë të gjithë, mund të kishte pëfu- ka shkruar në Instagram bashkeshortja e futbollistit, Alice Campello.
(BlkanWeb)

Etiketa: