SHBA

Shtëpia në Atlanta e reperes së njohur Iggy Azalea dhe partnerit të saj, Playboi Carti disa ditë më parë. Çifti ka rrëfyer se ditën e enjte shtëpia e tyre ishte grabitur dhe se ishin marrë bizhuteri me vlerë 350 mijë dollarë shkruan TMZ.

Iggy Azalea në momentin e grabitjes ka qenë në shtëpi por fatmirësisht ndodhej në bodrum. Kamerat kanë fiksuar dikë me maskë që është futur dhe ka qëndruar për gati 10 minuta.

Artikujt e vjedhur përfshinin një zinxhir kuban prej 39 mijë dollarësh, unaza diamanti në vlerë prej 70 mijë dollarë, një byzylyk ari Cartier prej 10 mijë dollarësh, dhe një orë ari me diamante Audemars Piguet në vlerë 57 mijë dollarë, disa palë vathë atj.

Në sendet e vjedhura është një unazë fejese me diamante me vlerë 35 mijë dollarë, duke i bërë të gjithë të besojnë që reperi i “Magnolia”, 23 vjeçar, i kishte propozuar për martesë. Iggy Azalea dhe partneri i saj, Playboi Carti ishin zhvendosur në këtë shtëpi 2 muaj më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb