DURRËS- Ndërhyrja në kohë e Policisë së Durrësit kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Sekuestrohet pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës.

Braçe, në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• pistoleta tip çakmak;
• maskë kirurgjie;
• doreza;
•sasia e lekëve të vjedhura (79 300 lekë të reja).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb