Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin B. N., 41 vjeç, i dyshuar për një vjedhje në banesën e shtetases M. T.

Pas hetimeve dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u zbulua se i arrestuari kishte kryer vjedhjen, dhe sendet e vjedhura u sekuestruan si prova materiale.

Policia njoftoi se grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky individ.

Njoftimi i policisë:

Falë veprimeve të shpejta profesionale e hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit B. N., 41 vjeç,
Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike, rezultoi se ky shtetas ka vjedhur në banesën e shtetases M. T.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetases M. T.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë, parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.
Në këtë kuadër fton qytetarët që të besojnë dhe denoncojnë te Policia rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb