ELBASAN

Pas konfliktit të djeshëm në qytetin e Elbasanit mes shtetasve A.G dhe B.M, policia ka arritur të gjejë automjetin  e grabitur. Shtetasi me iniciale B.M. ka goditur me sende të forta shtetasin me iniciale A.G. dhe më pas i ka marrë automjetin e është larguar.

Policia ka shoqëruar edhe shtetasin e dyshuar së bashku me një femër, e cila u ka bërë presion familjarëve të shtetasit A.G të tërheqin kallëzimin.

“Dje rreth orës 17:00 në lagjen “Haxhias” pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin dhe është larguar.

Pas kallëzimit, në lidhje me këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore. Policia ka gjetur mjetin, ka shoqeruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femer.

Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallzimin. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj ngjarje”, sqaron policia.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb