Policia në Lushnjë ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka grabitur një makinë, ka vjedhur produkte të ndryshme dhe dy arka kursimi në një market.

Veprimet e shpejta hetimore kanë bërë që burri të përfundojë në pranga. Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

“Vodhi një automjet, produkte të ndryshme dhe 2 arka kursimi në një market, gjatë natës, veprimet e shpejta hetimore identifikojnë dhe çojnë në pranga 43-vjeçarin, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjenden në banesën e tij dhe sekuestrohen automjeti, 2 arkat e kursimit me shuma parash dhe produktet e vjedhura.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga pronari i një marketi, në fshatin Golem i Vogël, se gjatë natës i kishin vjedhur disa produkte dhe 2 arka kursimi me vlera monetare, në marketin e tij, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi R. B., banues në fshatin Golem i Vogël, ka dëmtuar dritaret e marketit në pronësi të shtetasit T. B. dhe ka vjedhur aty, produkte të ndryshme ushqimore dhe 2 arka kursimi me para. Më pas, shtetasi R. B. ka vjedhur një automjet të parkuar pranë këtij marketi dhe ka transportuar me të, produktet e vjedhura, në banesën e tij.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin R. B., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb