SHIJAK – Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pas shpalljes në kërkim për vjedhje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, konkretisht: Mateo Gjepali 28 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjepali ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale” Vjedhja në bashkëpunim”, pasi në Ndroq  ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.

Për veprime të mëtejshme procedurale i’u dorëzua Efektivëve të Policisë Tiranë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: