TIRANE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku pak pas kthimit nga Berlini ka reaguar zyrtarisht rreth grabitjes së 10 milionëve eurove në aeroportin e Rinasit. Përmes një dalje për mediat, ministrja Balluku shigjetoi gjerë e gjatë kompaninë kineze koncensionare e cila kishte si detyrë sigurinë në aeroport.

Sipas Ballukut, koncensionari kinez nuk ka përmbushur asnjë kusht, ku dhe nuk kurseu ironinë që i vetmi investim i bërë nga ata është ajo e parkingeve.

“Për shkak të vizitës zyrtare në berlin e kam patur të pamundur komunikimin ju. Masat nga korriku 2016 pas grabitjes së parë kanë rënë në vesh të shurdhur.

Masat e marra kanë qenë për të kaluar rradhën. E vetmja investim që ka kompania kineze është ajo e  parkingeve. Dje u bë një deklaratë patetetike. Flamujt kinezë që valviten në hyrje të Shqipërisë, të bëjnë të mendosh sikur ke zbritur në Pekin. Për cilin profesionalizën flet kompania kineze. Cilat kushte ka përmbushur koncesionari kinez atë të sigurisë.  Kemi besuar te dialogu, tani boll limitet janë kapërcyer. Koha ka mbaruar. “- u shpreh Balluku.

(BalkannWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb